Djali i gazetarit të vrarë saudit takohet me Princin e Kurorës, njeriu që akuzohet për vrasjen e babait të tij |FOTO

Djali i gazetarit të vrarë, Jamal Khashoggi, është fotografuar duke shtrënguar duart me mbretin saudit Mohammed bin Salman, ky i fundit i fajësuar për vdekjën e babait të tij, transmeton gazetametro.net.


Sipas The Independent, Salah bin Jamal Khashoggi u takua me princin  e kurorës, në pallatin Yamama.

Ditë më parë u raportua se familja mbretërore, u bëri thirrje familjes të Khashoggi’t dhe u ofroi ngushëllimet e tyre.

Derisa thuhet se një gjë e njëjtë ndodhi edhe në takimin e sotëm.

Ky takim erdhi pas raportimeve se trupi i gazetarit të Washington Post është gjetur copë-copë në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Pas kësaj ka reaguar edhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili tha se vrasja e gazetrarit ishte e planifikuar.

Ndryshe, deri më tani janë arrestuar mbi 15 persona si të dyshuar, shumica zyrtarë saudit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme