Djali i Naser Kelmendit nën ritmin e këngëve patriotike gjuan me armë nga vetura

Konflikti mes familjeve Elshani dhe Kelmendi nga Peja nuk duket në horizont se do të përfundojë.

Djali i Naser Kelmendit, ky i fundit konsiderohet ‘bos’ i drogës, Elvisi, vazhdimisht në rrjetet e tij sociale po paralajmëron valë të re të vrasjeve në këtë konflikt, shkruan lajmi.net.

Madje, ai ka publikuar disa biseda private me dikë që duket të jetë nga familja Elshani. Të dy kërcënojnë dhe shajnë njëri- tjetrit në mënyrë teje të rëndë e të vrazhdë, teksa paralajmërojnë se së shpejti do t’i lajnë hesapet e dikush do ta lë këtë botë.

Elvis Kelmendi, që më herët ishte arrestuar për veprën penale “tentim vrasje e rëndë”, siç duket nuk e ka fort frikë drejtësinë.

Në një video të postuar në Facebook, Elvisi Kelmendi dëgjohet teksa shtien me armë nga vetura e tij në lëvizje duke dëgjuar këngë patriotike shqiptare.

Elvis Kelmendi, aktualisht është duke jetuar në Spanjë, por në mesazhet e shkëmbyera me dikë nga familja Elshani, ai tregohet i guximshëm duke i thënë se mund të lë takim për ‘dyluftim’ në çfarëdo vendi.  Ndërsa vendi ku është bërë videoja më lartë nuk dihet.

Përveç kësaj, në profilin e tij në Facebook mund të vërehen edhe video të tjera përmes së cilave ai kërcënon personin e quajtur Demë Elshani, pjesëtar ky i familjes me të cilën Kelmendët janë në hasmëri.

Konflikti i rëndë mes familjeve Elshani e Kelmendi ka nisur në vitin 2000, ku edhe bilanci i viktimave ka arritur 23, ndërsa 38 janë plagosur.

10 pjesëtarë të familjes Kelmendi janë vrarë dhe tre të familjes Elshani. Në konfliktin e tyre, janë përfshirë edhe 10 viktima të rastit. Në mesin e të vrarëve janë edhe dy fëmijë.

Prokuroria ka bërë të ditur se gjatë incidentit janë plagosur 38 persona, prej të cilëve pesëmbëdhjetë nga familja Kelmendi, shtatë nga familja Elshani dhe 16 viktima të rastit.

Aktualisht, lidhur me ngjarjet e këtij konflikti  në Gjykatë është duke u zhvilluar proces ndaj Granit Elshanit.

I njëjti akuzohet për vrasje të rëndë, tri tentim vrasje të rënda, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm si dhe armëmbajtje pa leje. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme