Djali i Ramushit sot ka ditëlindjen, me këto fjalë të ëmbla e uron Anita

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Anita Muçaj sot kanë një arsye më shumë për të festuar, shkruan Gazeta Blic.

Ata tashmë dihet se janë prindër të tre fëmijëve, e ky i fundit siç duket sot ka ditëlindjen. Është kjo vetë Anita e cila e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë ‘Instagram’, e cila zgjedh fjalët më të mira për të uruar të birin.

‘Trim, drita e jetes sime, Gezuar Ditelindja, paq fatin e bardhe ashtu si e ke shpirtin dhe buzeqeshjen! U gezofsh gjithe jeten ashtu si na gezon ti çdo dite!!! Te duam pafundsisht Une, Hana, Gjini dhe Ramushi!!! ‘ – është mbishkrimi i Anitës i shoqëruar me imazh.

Duhet theksuar se Trimi është fëmija më i vogël i cili lindi gjatë kohës kur Kryeminstri Haradinaj qëndronte në Hagë.