Djali i Sami Lushtakut bashkë me Afrim Gashin bëjnë thirrje të votojnë pro referendumit në Maqedoni

Njëri ndër deputetët më të votuar në PDK’së, Mergim Lushtaku, iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë të votojnë pro referendumit e 30 shtatorit për emrin e ri të shtetit maqedonas.

Këtë thirrje Lushtaku e ka bërë pas një takimi që ka pasur me Kryetarin e Lëvizjes BESA, Afrim Gashin.

“Edhe unë si deputet i Kuvendit të Kosovës përmes kryetarit Gashi i ftova të gjithë anëtarët e Lëvizjes BESA dhe përmes rrjetit social u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që të votojnë pro referendumit dhe të kontribuojnë për të ardhmen evropiane. E ardhmja e Kosovës, e Maqedonisë dhe tërë rajonit tonë është në NATO dhe Bashkim Evropian”, ka shkruar Lushtaku, në një postim në FB.

Lushtaku ka thënë se do të takojë edhe liderët tjerë shqiptarë për të çuar përpara idenë e votimit pro në referendumin për emrin e Maqedonisë dhe përmirësimin e pozitës së shqiptarëve atje.

“Në takimin vëllazëror shqiptar dhe konstruktiv, bashkë me kryetarin e BESA-s shprehem gatishmëri për krijimin e urave të reja të komunikimit dhe bashkëpunimit Kosovë-Maqedoni.  Lëvizja BESA tashmë është forca e dytë politike e shqiptarëve në Maqedoni dhe është mirë që punojnë dhe mbështesin proceset reformuese të vendit të tyre”, ka shtuar Lushtaku.

 

Lini Një Koment