Djuric flet për ‘bosin’ e veriut: Pyeteni Haradinajn nëse takohet me Radojicicin

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, duke folur para gazetarëve për zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë se të gjithë përfaqësuesit e Listës Serbe e kanë mbështetjen e tij.

Djuric në pyetjen nëse Radojicic ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, para se të bëhej nënkryetar i Listës Serbe, Gjuriqi tha se për këtë duhet pyetur të gjithë ata, tha për tanjug.rs

Të premten e kaluar Milan Radojicic u zgjodh si nënkryetar i Listës Serbe e për të cilin gazetarët serbë e pyesin Djuric, se pse është përfolur se “në Kosovë pyetet për gjithçka”, Djuric tha se ai është nënkryetar i Listës Serbe dhe se nuk është punë e tij që të përgjigjet në pyetje tjera në lidhje me karrierën e kujtdo qoftë.

“Ai është zgjedhur nga përfaqësuesit serbë në Kosovë e Metohi. Lista Serbe në përgjithësi është forcë dhe parti e cila ka fituar mbi 90 për qind të votave të qytetarëve të nacionalitetit serb në KeM. Kam besim të plotë në Listën Serbe. Ata gëzojnë mbështetjen time si qytetar dhe si drejtor i zyrës për KeM dhe këtu përfshihen të gjithë funksionarët dhe të gjithë përfaqësuesit e Listës Serbe”, tha Gjuriq, raporton “Tanjug”.

Lista Serbe para disa ditësh, në një takim të rregullt pune, në mënyrë unanime ka zgjedhur për nënkryetarë Vinka Radosavleviqin, Igor Simiqin, Milan Radoiçiqin, Nenad Rikallon dhe Dalibor Jevtiqin.

Lini Një Koment