Dodë Gjergji i dorëzon Veselit simbolet e Shenjtërimit të Nënës Terezë

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka pritur në kabinetin e tij ipeshkvin Imzot Dodë Gjergji, nga i cili pranoi simbolet zyrtare të Ditës së Shenjtërimit të Nënës Terezë.

“Sot pranova nga Imzot Dodë Gjergji simbolet e ceremonisë zyrtare të Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës që do të mbahet më 4 Shtator, në Vatikan. Jemi popull i bekuar që ishte bijë e jona dhe mund të krenohemi me jetën, veprën dhe trashëgiminë e Nënës Terezë. Shenjtërimi i saj është lartësim i virtyteve më të mira të popullit tonë”, ka njoftuar Veseli përmes facebook’ut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme