Doellman pritet të mos luajë për Kosovën në parakualifikime

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, pritet të paraqitet pa yllin kryesor në parakualifikimet e Kampionatit Botëror të vitit 2019, shkruan sot Koha Ditore.

Amerikani i natyralizuar, Justin Doellman, sipas të gjitha gjasave nuk do t’i ndihmojë Kosovës në këto ndeshje. Në të vërtetë, ai pritet “të kursehet” nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), bënë të ditur të mërkurën burime të gazetës brenda federatës.

Në vend të tij, Kosova do të angazhojë amerikanin tjetër të natyralizuar, Shawn Jones, po ashtu i pozitës qendër. Vjet Kosova natyralizoi tre amerikanë, por vetëm njërin ka të drejtë ta shfrytëzojë në të njëjtën kohë. Amerikani i tretë i natyralizuar është plejmejkeri Scott Bamforth.