Doktori serb i gatshëm të dëshmojë kundër Haradinajt në Francë

Shefi i Trupit Koordinues për Jugun e Serbisë, Zoran Stankoviq patolog me profesion thotë se ai është i gatshëm t’i përgjigjet thirrjes së gjykatës franceze për të dëshmuar kundër Ramush Haradinajt.

Stankoviq ka thënë se do përgjigjej si dëshmitar ekspert kundër Liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili po mbahet në Francë pasi Serbia ka lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar për të, si i dyshuar për krime lufte kundër civilëve në Kosovë gjatë vitit 1998 dhe 1999.

“Është detyra jonë të themi atë që kemi mësuar dhe gjetur gjatë autopsisë”, ka thënë Stankoviç për gazetën ruse Sputnik, transmeton Klan Kosova.