(Dokument/VIDEO) Kadri Veseli deklaron se është në borxhe deri në fyt, nuk ka gjurmë se si i ndërtoi shtëpitë e skamnorëve!

Sipas deklarimit të pasurisë, të paraqitur në Agjencinë e Kundër Korrupsionit, kryeparlamentari Kosovës, Kadri Veseli rezulton se është në borxhe deri në fyt! Sipas formularit që figuron në këtë agjencion, kryeparlamentari Veseli ka deklaruar se në vitin 2017 – 2018 ka blerë një lokal afarist prej 270 m2. Ai nuk ka specifikuar shumën që ka paguar për këtë lokal, pos që në fund të deklarimit ka shtuar se mjetet i ka siguruar nga shitja e banesës, kursimet dhe një kredi në vlerë të 140 mijë eurove.

http://www.akk-ks.org/declaration/2018/Kuvendi_i_Republikes_se_Kosoves/Kadri_Veseli.pdf

Sa i përket të hyrave, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar pagën vjetore në vlerë prej 30 mijë eurosh, si dhe pagën e bashkëshortes në vlerë të rreth 17 mijë eurove në vit.

Veseli nuk ka deklaruar të ardhura të tjera. Mirëpo, së fundmi ai është shfaqur në një emision me qëllime bamirësie ku autori i këtij emiisoni, hoxhë Halil Kastrati deklaron se kryeparlamentari Kadri Veseli ka pretendon se ka ndërtuar 4 shtëpi dhe se kjo është arsyeja se pse ai e kishte ftuar natën e madhe të muajit të Ramazanit që t’ia dorëzojë çelsat një familjeje në nevojë në komunën e Mitrovicës.

“E kemi zgjedhur kryeparlamentarin tonë (Kadri Veseli) sepse në një akcion këtu në zonën e Mitrovicës edhe pse ka shumë njerëz humanitar por nuk i reklamojnë punët si na, kemi kuptuar se kryetari 5-6 shtëpi i ka ndërtu vetë, pa bë zhurmë”, ka deklaruar hoxhë Halil Kastrati duke shpjeguar arsyen se pse ka zgjedhur kryeparlamentarin Kadri Veseli që ta shoqërojë përgjatë një emisioni bamirës.

Mirëpo, në deklarimin e pasurisë së Kadri Veselit nuk figuron asnjë shumë parash që do ta dëshmonte një vepër të tillë. Për më tepër, gjithnjë sipas deklarimit të pasurisë, në llogaritë rrjedhëse të kryeparlamentarit nuk ka asnjë gjurmë nga të hyrat se si janë siguruar ato, si dhe shpenzimet që janë bërë për ndërtimin e shtëpive të skamnorëve.

E vetmja gjë që ka deklaruar kryeparlamentari Kadri Veseli është se ai është në borxhe deri në fyt për obligimet që ka ndaj bankës për kredinë e marë për blerjen e lokalit./Sakte.net

https://www.facebook.com/portalisakte/videos/870225459832831/UzpfSTEwMDAxNzMyMzk5NjA3MToyMzg0MjY3NTAwNzgxMjM/?id=100017323996071

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme