Doris Pack: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi, rrezik për Ballkanin dhe Evropën

Politikania e njohur gjermane Doris Pack ka konfirmuar se gjendja në Ballkan aktualisht është shumë e rrezikshme.

Sipas saj, kjo situatë kërcënon të shndërrohet në kaos pasi, ka thënë ajo, rajoni është vetëm një hap larg gjendjes në vitet e 90-ta kur shpërthyen konfliktet e armatosura shkaktuar nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, transmeton Koha.net .

Pack ,në veçanti ka përmendur rrezikun nga ndryshimi i kufijve për çfarë po flitet në kuadër të kërkimeve për zgjidhjen e marrëdhënieve Serbi – Kosovë.

Në bisedën për gazetën e Sarajevës “Dnevni avaz” të ditës së sotme, Pack, e cila ka qenë përfaqësuese e Parlamentit Evropian deri në viti 2014 dhe raportuese speciale për Bosnjë e Hercegovinë ndaj dhe njohëse e rrethanave, ka tërhequr vërejtjen se janë shumë të rrezikshme debatet për këmbimin e territoreve që po përmenden në kontekstin e kontestit ndërmjet Serbisë e Kosovës, përcjell tportal.hr.

Ajo ka theksuar se problem shtesë është fakti se disa vende të Bashkimit Evropian po tregojnë gatishmëri t’i përkrahin këto projekte aventuriere që si reagime zinxhir do të reflektohen edhe në Bosnjë e Hercegovinë.

“Milorad Dodik vetëm po e pret rastin”, ka thënë Pack duke aluduar në deklarata e kryetarit aktual të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës me të cilat ai ka sugjeruar bashkimin e serbëve në të dy anët e lumit Drina.

“Me rajonin merrem nga viti 1989 dhe e di çfarë do të thotë kjo, Nëse realizohet marrëveshja për kufijtë e rinj në Ballkan, në shënjestër menjëherë do të jetë Bosnjë e Hercegovina dhe besoj edhe Maqedonia… Dhe askush s’e di se ku do të mund të ndalej, por të gjithë e dinë se si do të realizohej kjo”, ka tërhequr vërejtjen Pack, transmeton Koha.net.

Pack në veçanti ka kritikuar faktin se trupa të Bashkimit Evropian nuk kanë kufizime të qarta nga planet e tilla sepse të gjithë në Bruksel e kanë të qartë se vizatimi i kufijve të rinj në Ballkan do të përfshihet i gjithë kontinenti i Evropës. Ka theksuar se për të gjitha këto flet në të gjitha forumet e Partisë Popullore Evropiane (EPP) dhe se pikëpamjet e saj i ka edhe kryetari i kësaj partie Joseph Daul.

Krijimi i njëfarë Serbie të madhe do të thoshte edhe krijim i një Shqipërie të madhe, sqaron Pack dhe shton se kjo do të ishte rrugë për hyrje në destabilizim të rrezikshëm të gjendjes në rajon.

Sipas fjalëve të saj, statusi i Kosovës duhet të zgjidhet por jo me modelet që tash spekulohet.

Qëndrimi i saj është se BE-ja dhe SHBA-ja duhet të tregojnë më shumë vendosmëri dhe t’i hedhin poshtë këta skenarë dhe për stabilitet në Ballkan është e domosdoshme njohja sa më e shpejtë e Kosovës nga vendet tjera të Bashkim ti Evropian.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme