Dortmundi refuzon ofertën e dytë të Arsenalit për Aubameyangun

Dortmundi i ka thënë jo edhe ofertës së dytë të Arsenalit, për sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang, raporton BBC.

Raportohet se sot Arsenali ka ofruar 50 milionë euro për sulmuesin e Dortmundit, ofertë kjo që është refuzuar nga klubi gjerman, transmeton Koha.net.

BBC raporton se për shërbimet e 28 vjeçarit klubi gjerman kërkon rreth 57 milionë euro.