Dosja e Shefave XXII: Grabovci kishte kërcënuar Jakup Krasniqin – “Ftyra” ta kanë lokën

Në serinë e XXII-të të Dosjes së Shefave, Insajderi sjell katër biseda të reja telefonike. Përmbajtja e tyre, dëshmon se me çfarë presioni dhe kërcënimesh përballëshin ata deputetë që ishin kundër Ligjit për Prizrenin dhe Hoçën e Madhe.

Adem Grabovci, kishte përdorur “autoritetin frikësues” të një të paraburgosuri për ta kërcënuar Jakup Krasniqin, që të mos dilte kundër projekteve të PDK-së.

Grabovci, i ishte afruar Jakup Krasniqit tek foltorja e Kuvendit dhe i kishte thënë “e thirri, ‘Ftyrën’ vallahin, ta kanë lokën”.

“Ftyra” është nofka e Naser Shalës. Në kohën kur Grabovci kishte biseduar me telefon, Shala ishte në paraburgim i akuzuar për krime lufte në rastin Kleçka. Shala, akuzohej pos tjerash se kishte prerë me kosë të burgosur serbë të luftës.

Paraburgimi nuk e pengonte “Ftyrën” të komunikonte me ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcin.

“Paj, mirë bre Naser vallahin, ngarkesë kom pas bukur shumë, gati thuajse veç vetun pata metë… Ti, pe din kto, kto nërskamcat që janë, e kto farë…”, i ankohej Grabovci, Shalës në dhjetor të vitit 2011.

“Besoj që i kom kalu, po thom a din pa hiç kshtu, i kom kalu mirë. I kisha n’përkrahje, kta që duhet m’i pas, e për tjertë s’u mërzitsha”, vazhdon Grabovci.

Ai i tregon “Ftyrës” se e ka kërcënuar Jakupr Krasniqin.

Sipas Grabovcit, pas këtij kërcënimi, Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit ishte dorëzuar.

“Jakupit, veç shkova i thash n’vesh, thash qy thash e thirri, e thirri ‘Ftyrën’ vallahin, ta kanë lokën”, tregon Grabovci. “Edhe u dorëzu”.

“A t’ngoj bile”, e pyet Shala.

“Ngoji, meniherë, meniherë u tërhoq, derisa t’përmena ty”, shton Grabovci.

Përgjimet e reja në serinë e XXII-të të Dosjes së Shefave, dëshmojnë se me çfarë presioni dhe kërcënimesh përballëshin ata deputetë që ishin kundër Ligjit për Prizrenin dhe Hoçën e Madhe.

Ndërkohë, Grabovci kishte komunikuar me kolegë tjerë deputet lidhur me zhvillimet politike. Mes tyre, Latif Gashin, ish-deputet i PDK-së dhe Myzejene Selmanin, ish-shefe e Grupit Parlamentar të AKR-së.

Gashi, që ndodhet në burg duke vuajtur një dënim për krime lufte, i quante “qena” Visar Ymerin dhe Ismet Beqirin. Gashi, i thoshte Grabovcit se më mirë po kalon Ilmi Reçica në debat me Rada Trajkoviqin në RTK, sësa Grabovci në Rubikon të KTV-së me Visar Ymerin e Ismet Beqirin.

“Eu nanën bota jau qift, po ‘qena’. A e beson se ma mirë po kalon Petriti me Rada Trajkoviqin, n’RTK, kqyre”, i thoshte Gashi, Grabovcit.

“Po, kordinohen ma mirë a”, e pyet Grabovci, Gashin.

“Definitivisht, po kanë mirëkuptim ma shumë, sesa Ismet Beqiri edhe Visari me juve… A qena, t’mdhaj bre, qysh…, mirë ke, mirë ke, nuk ke keq”, shton Gashi.

“Definitivisht mirë, edhe herave tjera, kurrë s’duhet ktynev me argumente mu munu me ju vërtetu gja, se jon bo pisa. S’dike çka me thanë tjetër veç thojke, ku osht kufini, ku osht kufini. Mi thanë, e…, e veç duhet me ja nis me bo hajgare, me thanë ça ke bo ti për kufi, me…, u qit kufini aty”, vazhdon më tej Gashi. “Eh…, e duhet me ja bo kur t’ia nis qashtu si qeni, mi thanë hajde, ça ke bo ti, që mu qit kufini aty”.

Në bisedë tjetër me Myzejene Selmani, Grabovci mundohej t’i bënte presion ish-deputetit të AKR-së, Emin Gërbeshi që të votonte pro Ligjit për Prizrenin dhe Hoçën e Madhe. Por, Selmani ankohej se Gërbeshi nuk i bindet asaj. Bile, as shefit – Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së.

Grabovci, i tregonte Selmanit se disa deputetë tjerë i kishte bindur që të tërhiqnin votimet, me arsyetimin se kishin votuar gabim.

“E, kqyr me kta bre ça po bon… Me Emin…, Emin Gërbeshin, ka votu për… Ka votu kundër nesh”, i thotë Grabovci, Selmanit.

“Po ti a s’pe din a, po unë u myta t’u hanger mut, kush s’pe merr vesh. Po Emin Gërbeshi është kundër, kundër edhe shefit. Për qata unë ngajta prej aeroportit erdha, me kerr t’huj, veç sa me mrri me kohë”, sqaron Selmani.

Ajo i thotë Grabovcit që të merret vetë më Gërbeshin sepse ajo nuk kishte autoritet që ta bindte. “Unë i thash mos voto, m’inati tem…”, shton ajo.

“Kanë gabu, kanë votu gabim katër-pesë deputetë. Kanë gabu. Gorani, Rasimi, e Nijazia, jonë t’u i tërhek atje. Hetemi e, Hetem Arifi e”, sqaron Grabovci.

“O…, nuk e tërhek ky o vlla, se ky s’um n’gon m’u. Thirre ti se nashta për hatër tanin, se për mu pom vjen keq me të thanë, se për inati e len”, thotë më tej Selmani.

Në një bisedë tjetër të gjatë, Grabovci flet me Ilhami Gashin – ish sekretar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

 

Biseda Adem Grabovci – Latif Gashi

Latif Gashi: Hej… a u lodhe?

Grabovci: Ku je bos.

Grabovci: A?

Latif Gashi: A u lodhe?

Grabovci: Jo, jo, ti?

Latif Gashi: Hahahah…, eu nanën bota jau qift, po qena, a e beson se ma mirë po kalon Petriti me Rada Trajkoviçin, n’RTK, kqyre.

Grabovci: Po, kordinohen ma mirë a?

Latif Gashi: Ë…, definitivisht, po kanë mirëkuptim ma shumë, sesa Ismet Beqiri edhe Visari me juve.

Grabovci: Po, normal ai.

Latif Gashi: A…, qena, t’mdhaj bre, qysh…, mirë ke, mirë ke nuk ke keq.

Grabovci: Ti qysh…?

Latif Gashi: Mirë ke, mirë ke, n’përgjithësi

Grabovci: Ëhë…

Latif Gashi: Definitivisht mirë edhe edhe herave tjera, kurr s’duhet ktynev me argumente mu munu me ju vërtetu gja, se jon bo pisa. S’di çka me thanë tjetër veç thojke, ku osht kufini, ku osht kufini mi thanë, e…, e veç duhet me ja nis me bo hajgare, me than qa ke bo ti për kufi, me…, u qit kufini aty.

Grabovci: Niher, jo s’dojsha me…

Latif Gashi: Eh…, e duhet me ja bo kur t’ja nis qashtu si qeni, mi thanë hajde, ça ke bo ti, që mu qit kufini aty.

Grabovci: Qysh…?

Latif Gashi: Mirë ke, n’përgjithësi mirë, mirë.

Grabovci: Okej, okej, çao, çao.

 

Adem Grabovci – Myzejene Selmani

Selmani: Allo, shef.

Grabovci: Hej, ku je?

Selmani: N’zyre tem qitu.

Grabovci: E…, kqyr, ë…, me kta bre ça po bon.

Selmani: Me kon?

Grabovci: Me Emin…, Emin Gërbeshin, ka votu për.

Selmani: Për kon?

Grabovci: Ka votu kundër nesh.

Selmani: Po ti a s’pe din a, po unë u myta t’u hanger mut kush s’pe merr vesh, po Emin Gërbeshi është kundër, kundër edhe shefit. Për qata unë ngajta prej aeroportit erdha, me kerr t’huj, veç sa me mrri me kohë.

Grabovci: Thirre…

Selmani: Unë i thash mos voto, m’inati tem…

Grabovci: Kanë gabu, kanë votu gabim, katër pesë deputetë kanë gabu, Gorani, Rasimi, e Nijazia, jonë t’u i tërhek atje.

Selmani: Po…

Grabovci: Hetemi e, Hetem Arifi e.

Selmani: O…, nuk e tërhek ky o vlla, se ky s’um n’gon m’u, thirre ti se nashta, për hatër tanin, se për mu pom vjen keq me të thanë, se për inati e len.

Grabovci: Çoma numrin e tinaj?

Selmani: Qe qitash, veç pak, qitash ta çoj me sms, hajt vlla, hajt.

 

Adem Grabovci – Ilhami Gashi

Grabovci: Po, zoti Gashi.

Gashi: Veç deshta me ditë, kryetari, kryetarëve, ka gjindesh?

Grabovci: Neve jemi nëpër, nëpër, t’u ec nëpër Kosovë.

Gashi: E mirë, tregom a e kryve me sukses, takimin e sotshëm.

Grabovci: Po, po.

Gashi: A pat rezultate pozitive hiç?

Grabovci: Mirë jon.

Gashi: A o mirë?

Grabovci: Mirë osht, atje…, kjo marrëveshja për, kontroll të kufinit t’integruar.

Gashi: (Nuk kuptohet)

Grabovci: Ajo osht, ajo osht suksesi jon, fitore e jona, se…

Gashi: Mirë osht ajo.

Grabovci: Se osht njohje e drejtpërdrejtë e shtetit, s’ka ma prej tynev.

Gashi: S’ka ma edhe pak po jetë edhe u kry.

Grabovci: Po de, njohje reale.

Gashi: Qashtu pra.

Grabovci: Se ka pas ë…, trysni shumë t’madhe, ka pas presion shumë t’madh, n’pah atje për me pranu ata.

Gashi: Qashtu pra.

Grabovci: E kto tjerat, a din jon periferike, thjesht drejtën me t’thonë, se qikjo osht politike.

Gashi: Qikjo, tamon, osht kryesorja.

Grabovci: Jemi kon pramë jemi kon n’kontakt.

Gashi: Mirë.

Grabovci: Me Hashimin dikun edhe komunikojke me ta.

Gashi: Mirë, e tregomë ti qysh kalove ti me italianë?

Grabovci: Mirë, mirë, me ta shumë mirë.

Gashi: A, o mirë situata?

Grabovci: Osht, shumë mirë, po po, piva kafe me ta, nejta me ta.

Gashi: Qata de, qata de.

Grabovci: Edhe mirë, mirë osht, po me të thon drejtën atje osht shumë pozitive, po ky legeni, me qito farë, t’fundit po ndikojnë, qata p’i marrin a pe kupton?

Gashi: E di pasha zotin, çdo opinion.

Grabovci: Po ndikon, po ndikon negativisht, po ai t’u ja bo sherrin vetvetes.

Gashi: Ai, s’ish, normal…

Grabovci: Ekziston mundësia, jo ekziston, po duhet me shku, niher deri atje.

Gashi: Po.

Grabovci: Um kanë thirr, qe disa herë, për me… te ata miqtë e mi atje.

Gashi: Po, po de.

Grabovci: Bon vaki shkojmë.

Gashi: U bo…, mirë pra, veç qata deshta me ditë çka bane.

Grabovci: Po mirë, mirë, kom kalu, shumë mirë kom kalu, disponimi mirë, përkrahje mirë.

Gashi: Qashtu qe.

Grabovci: Se ke ky…, kryesori i tynev aty.

Gashi: Po, e qajo me rëndësi.

Grabovci: E…, e kom lanë edhe me kta me Fitun, gjatë javës, t’ardhshme kom takim.

Gashi: Mirë.

Grabovci: Pastaj kom edhe me këta të Belgjikës, po ashtu.

Gashi: Po.

Grabovci: E…, e jom t’u komuniku me tanë, n’përgjithësi me tanë.

Gashi: Mirë o pra.

Grabovci: Se i kanë marrë kto qëndrimet edhe… ky n’emision ni’far debati qitash.

Gashi: Po.

Grabovci: Për këtë…, bisedimet.

Gashi: Po.

Grabovci: Me Serbinë, u kisha pa bo…, e kishin pa vlerësu shumë pozitiv, kta t’hujt.

Gashi: Po normal, pra.

Grabovci: Eh…, unë kur m’tha ai, ai far Kushtrimi, tha opozita. Thash shiqo, opozita thash osht kundër vetvetes edhe thash ka paqartësi. Kjo osht ni fatkeqësi shumë e madhe për të gjithë ne. Thash mas pari, thash osht obligim kushtetus edhe për opozitën edhe për çdo deputet, për çdo përfaqësues institucional që të komunikojë më gjithë qytetarët e Kosovës edhe thash atje nuk o ka kërkohet me komuniku me dikon tjetër, përveç me qytetarët e Kosovës, që osht obligim. Thash po e përsëris kushtetus. Thash në të kundërtën, nëse ne nuk bisedojmë me ata pjesë të qytetarëve të Kosovës, ne ata i lamë, ni pjesë e vendit dhe e qytetarëve tonë, të bin në ndikim e kriminelëve, thash se…

Gashi: Shumë normal.

Grabovci: Tha jo struktura paralele. Thash nuk ka struktura paralele atje.

Gashi: S’ka hiç.

Grabovci: Thash, atje ka struktura kriminale, të cilat po përkrahin drejtpërsëdrejti prej Serbisë.

Gashi: Qashtu.

Grabovci: A din veç, me përshkru realitetin atje, që jon kriminelë edhe pushteti serb osht kriminel.

Gashi: Qajo, qajo.

Grabovci: E kjo ju kish bo përshtypje atynev, po se ju kom tho…, se m’tha ai. Po Thaçi, thash jo Thaçi, thash po unë jom i gatshëm me shoqëru Thaçin, po edhe me shku para Thaçit, me deputetët e Parlamentit të Kosovës, thash se ne e kemi obligim me komuniku me qytetartë tonë, m’i dëgju shqetësimet e tynev. Unë thash i prij atij…

Gashi: Po.

Grabovci: A e bon atë. Thash e boj me kënaqësinë ma t’madhe e boj.

Gashi: Bravo.

Grabovci: Tha, jo po serbët, thash pa m’varësisht prej asanaj, atje, n’atë pjesë të territorit ka edhe serbë, e ka magjup, e ka…

Gashi: Normal, na ja kem dhanë drejtat e barabarta për t’gjithë, i kanë me kushtetut.

Grabovci: Për mu, për mu thash, t’gjithë ata janë qytetarë, t’Kosovës.

Gashi: Qytetarë, t’venit…

Grabovci: Unë, me gjithë qytetartë e Kosovës komunikoj.

Gashi: Po pra, po pra.

Grabovci: Ky, pederi i Aleancës, ky Ahmeti, e kish pas përcjell, kur ma vonë, eh.., ku je ti? Po don me bisedu, i thash po, thash se unë e du shtetin e Kosovës, unë e du jetën institucionale.

Gashi: Po.

Grabovci: Se unë thash jom t’u ndërtu shtetë.

Gashi: Po ai, ai…

Grabovci: Edhe se thash me atë kuptim, ti pe merr… jo thash jo, unë s’pe marrë, po pe thu se jeni injoranta jeni.

Gashi: Jo, jo palidhje, se ata kanë harru, se kur e kanë pas kryeministrin e vetë, ai vetë ka pas thanë shkoj unë me bisedu te Ura.

Grabovci: Po, osht normal ajo.

Gashi: A ka pas thanë?

Grabovci: Po, de.

Gashi: Edhe na s’ja patum kritiku, let shkon, let bisedon edhe ata janë qytetartë tonë.

Grabovci: Sigurisht.

Gashi: Qishtu qe, bravo.

Grabovci: Qysh je ti?

Gashi: Mirë pra shoqit.

Grabovci: Hajt, nëse dal nesër…

Gashi: Nëse dal, shihem pra.

Grabovci: Pata, plan sot me dal po, s’u bo.

Gashi: Po, po m’tregun, që kishe pas takim.

Grabovci: Kom pas takim prap me kta, hajt.

Gashi: Hajde, hajt se edhe mu m’than, duhna me dal edhe unë nesër, duhet ni delegacion po vika nesër, mi prit.

Grabovci: Boma, boma ni telefon pra nesër.

Gashi: Hajde, dëgjohum pra, hajde, tung.

 

Adem Grabovci – Naser Shala

Shala: Alo.

Grabovci: Merhaba, bëllëme.

Shala: Merhaba, merhaba.

Grabovci: Hahahaha…, a…, a…, a ti, a ti, t’ka lyp…

Shala: Valla…, je bo, je bo, pro…, protagonistë kryesor i medieva.

Grabovci: Po, le le…, rri, rri rahat, unë e kom pas, e kom pas vështirë, juve me javë…, qishtu

Shala: Jo, jo, je shliru, se sa jemi kanë na, s’tka ra hiç me dal n’televizor.

Grabovci: Jo, tash jom shliru, ja unë veç u, çudishta me ju, kqyrsha ku po doni me ja kajt vetit, hahahaha…, boll u munova…

Shala: Ti ishe shku qasaj udhe, se s’bo bojke mirë me…

Grabovci: Boll u munova mu rujt, moni kshtu e moni kshtu, hahahah… qysh je?

Shala: Mirë vallain, tu nejt.

Grabovci: A je lodh, a je keq?

shala: Jo, jo qysh je ti?

Grabovci: Ata shoktë qysh jonë?

Shala: Mirë jem tanë.

Grabovci: Krejt, rahat mirë?

Shala: Rahat, ti qysh je, a si je a?

Grabovci: Mirë, mirë, mirë.

Shala: Qysh jon te shpija, mirë?

Grabovci: Mirë jon, mirë jon.

Shala: Vetë, qysh kalut a, çka botë a?

Grabovci: Paj, mirë bre Naser, vallahin ngarkesë kom pas bukur shumë, gati thuajse veç vetun pata metë.

Shala: Po.

Grabovci: Ti, pe din kto, kto nërskamcat që janë, e kto farë…

Shala: Po, po jo pi shoh unë pi shoh…

Grabovci: Besoj që i kom kalu, po thom a din pa hiç kshtu, i kom kalu mirë. I kisha n’përkrahje, kta që duhet m’i pas, e për tjertë s’u mërzitsha.

Shala: Tamon, tamon.

Grabovci: Jakupit, veç shkova i thash n’vesh, thash qy thash e thirri, e thirri ftyren vallahin, ta kan lokën.

Shala: Hahahaha…

Grabovci: Edhe u dorëzu, hahahaha

Shala: A t’ngoj bile?

Grabovci: Ngoji, meniherë, meniherë u tërhoq, derisa t’përmena ty hiç.

Shala: Hahahaha…/Insajderi.com

(Në transkriptim të bisedave mund të ketë lëshime të vogla teknike).