Drama e dialogut: Rivaliteti SHBA-BE për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

Drama rreth fillimit të dialogut Kosovë-Serbi, filloi me lajmin e Lajçkut për vizitën në disa ditore në Kosovë e Serbi, të cilit pa pritur ju komplikua udhëtimi për në Prishtinë, duke mbetur i bllokuar në aeroportin e Zyrihut. E vetëm disa minuta më vonë i dërguari i posaçëm i SHBA’së për dialogun, si për rastësi, Richard Grenell përmes Twitterit ka dhënë lajmin e madh, ai ka konfirmuar se më 27 qershor do të ketë diskutime për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Washington, çfarë bëri të ketë shumë reagime si brenda ashtu edhe jashtë vendit.


Menjëherë pas largimit të reciprocitetit ndaj Serbisë, nga Qeveria Hoti, menjëherë erdhën reagimet në formë të përshëndetjes nga BE dhe SHBA’të, veprim i cili i hapi edhe rrugë fillimit të dialogut.

Por ajo çfarë ka bërë me dramatik fillimin e bisedimeve mes dy vendeve është mos koordinimi i SHBA’ve dhe BE’së karshi dialogut Kosovë-Serbi, të cilat janë shoqëruat me komente të ndryshme nga njohës dhe politikan vendorë dhe ndërkombëtar.

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrel gjatë një vizite në Kosovë pati thumbuar SHBA’të duke thënë se Amerikanët kanë shumë plane por çështja është për të pasur sukses.

“Amerikanët kanë shumë plane. Kanë plane për Lindjen e Mesme, Korenë dhe sigurisht edhe për këtu. Por, është një çështje të kesh plan, dhe çështje tjetër të angazhohesh për të pasur sukses. BE-ja ka investuar në Kosovë më shumë se 1 miliardë euro”, pati thënë Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrel gjatë një vizite në Kosovë.

Mirëpo BE dhe diplomacia e saj, përkundër planeve ndaj Kosovës dhe Serbisë, dhe bisedimet e stërgjata nuk ka pasur sukses, ndërsa Serbia vazhdimisht angazhohej në lobimin për çnjohje të Kosovës.

Ndërsa, i ngarkuari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dje kishte pakualifikuar të arrinte në Kosovë, por aterrimi i tij në Tiranë ishte i pamundur, ai mbeti i bllokuar në aeroportin e Zyrihut, ku u desh vetëm intervenimi i ushtrisë zvicerane që sot të mund të arrinte në Kosovë.

Mirëpo, i menjëhershëm ish veprimi nga i dërguari të posaçëm të SHBA’së për dialogun, Richard Grenell  i cili dje përmes Twitteri ka dha lajmin e madh sa i përket dialogut të drejtuar nga SHBA’të, ai ka konfirmoj se më 27 qershor do të ketë diskutime për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Washington, pasi që palët janë pajtuar që të ndalet fushata për çnjohje.

Pas njoftimit të Grenell për takimin në Washington, reagimi i parë nga rrugët jo-zyrtare të BE’së, ishte diplomati gjerman Wolfgang Ishinger ai ka shprehur habinë, duke thënë se si kjo po bëhet pa koordinim me BE’në.

E i ashpër ka qenë Grenell ndaj kësaj deklarata të diplomatit gjerman duke thënë se ne i mirëpresim edhe veprimet nga BE, e jo vetëm fjalët.

Ai tutje i tha Ischinger, se përse BE nuk i liberalizon vizat për kosovarët dhe se populli i Kosovës dhe ai i Serbisë meritojnë avancim.

“Ne i mirëpresim të gjitha veprimet, jo vetëm bisedimet. Pse nuk bën një postim që BE të ndërmarrë veprime për vizat – të cilat i kanë premtuar prej vitesh? Populli i Kosovës dhe i Serbisë meritojnë përparim”, i është përgjigjur Grenell, Icshinger.

Ndërsa Lajçak në takimin e parë që e zhvilloj në Kosovë me presidentin Thaçi e pranoj se gjithçka që është arritur në dialog është rezultat i punës së përbashkëte SHBA-BE, shkruan Gazeta Metro.

Gjithashtu për dialogun janë shprehur edhe  Qeveria gjermane, që drejtohet nga kancelaria Angela Merkel, ajo është shprehur sot për express, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, gjithmonë kanë pasur sukses në rajonin e Ballkanit kur kanë punuar së bashku drejt gjetjes së një zgjidhjeje, prandaj ajo thotë se do ta mirëpresë një bashkëpunim mes emisarit të Trumpit, Richard Grenell, dhe emisarit të BE’së, Miroslav Lajçak, sa i përket problemit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa, sot ka folur edhe ambasadori në Kosovë, Philip Kosnett, ka theksuar përkushtimin e qeverisë amerikane, duke thënë se qeveria e tij që një kohë të gjatë- rreth dy vite, dhe se janë të fokusuar  në çështjet që do të ndikojnë në jetët e përditshme të qytetarëve.

Ndërsa, gjithçka pritet të bëhet e qartë se çfarë do të ndodhë në takimin e rëndësishme të 27 qershorit ku do të ketë diskutime për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Washington.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme