Draxler transferohet te “klubi më i madh në botë” (FOTO)

25 Gusht 2016- Sakte.net   09:17
Julian Draxler do të transferohet te një prej klubeve më të mëdhenj në botë, Real Madrid.
Real Madrid ka marrëveshje me mesfushorin e Wolfsburgut, Julian Draxler.

“Ok Diario” raporton se reprezentuesi gjerman është përforcim i ardhshëm i “Los Blancos”.

Draxler konsiderohet si futbollist që mund të jetë zëvendësues i James Rodriguez, i cili dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu, përcjell “Lajmi.net”.

Por, është më e lehtë që Draxler të nënshkruajë me Real Madridin në verën e vitit të ardhshëm.