Drecun: Krijimi i Ushtrisë së Kosovës destabilizues për dialogun

Duhet të ndryshohet kushtetuta (e Kosovës) për të formuar të ashtuquajturat Forcat e Armatosura të Kosovës, ka thënë Milovan Drecun

Ngurrim të Prishtinës zyrtare për të arritur marrëveshje përfundimtare me Beogradin dhe destabilizuese për dialogun e ka quajtur Milovan Drecun, kryetari i Komisionit Parlamentar (serb) për Kosovën synimin për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Ky veprim tregon rritje e ngurrimit të Prishtinës për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Beogradin dhe kjo sigurisht ka dëme dhe destabilizon dialogun në fushën e zgjidhjes përfundimtare të statusit të Kosovës”, thotë Drecun për RTS, duke kërkuar që Prishtina të heqë dorë nga formimi i Ushtrisë.

“Kjo do të thotë që ata duhet të ndryshohet kushtetuta (e Kosovës) për të formuar të ashtuquajturat Forcat e Armatosura të Kosovës. Për të ndryshuar kushtetutën kërkohet miratimi edhe i përfaqësuesve serbë në parlamentin e Kosovës, Lista Serbe nuk do të lejojë atë”, ka thënë Drecun.

Ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare respektimin e Rezolutës 1244.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme