Drecun: “Trepça” s’mund të rrëmbehet me dhunë

Sakte.net / E hënë, 10 Tetor 2016 – 09:56

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun, ka thënë se problemi i “Trepçës” nuk mund të zgjidhet pa Serbinë

 

Ai për RTS ka deklaruar se autoritetet e Prishtinës u përpoqën që “përmes dhunës ligjore ta imponojnë një vendim që populli serb nuk mund ta pranojë, në vend që ky ligj të shqyrtohet në një procedurë të veçantë, ku nuk do të mundë të votohej”.

Drecun po ashtu theksoi se Qeveria e Serbisë ka ndërmarrë një sërë masash dhe se përfaqësuesit serbë u larguan nga Parlamenti i Kosovës, gjë që, sipas tij, mund të ndikojë në stabilitetin politik në Kosovë.

Ai beson se Brukseli “herët a vonë do të duhet të përgjigjet, duke pasur parasysh se Qeveria ka dërguar një letër ku shpjegonte pasojat e dëmshme të vendimit për Trepçën”, transmeton “Klan Kosova”.