Drecun zbulon kushtet e Serbisë për vazhdim të dialogut me Kosovën

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun ka folur për kushtet për rikthim në tavolinën e negociatave me Kosovën.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun ka thënë për “RTS” se për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës është e nevojshme heqja e taksës dhe një angazhim më i madh i bashkësisë ndërkombëtare.

“Nëse prioriteti parasheh tolerimin e veprimeve të njëanshme atëherë zgjidhje nuk ka. Nuk jam i sigurt se BE-ja nuk kishte mekanizma të ndikojë tek Prishtina. Për vazhdimin e dialogut është me rëndësi të reagohet më fuqishëm nga bashkësia ndërkombëtare”, tha Drecun.

Thirrjet për zgjedhje në Kosovë dhe dilema se kush do të jetë në qeverisje në Prishtinë janë aktualitet. Por, në lidhje me dialogun me Serbinë nuk ka asnjë fjalë, shkruan “RTS”.

“Sipas sjelljes së liderëve të tyre mund të parashikohet se çfarë do të ndodhë. Bëhet fjalë për ndryshim të skenës politike dhe marrjen e pozicioneve.

Mirëpo, derisa ata nuk e heqin taksën, nuk ka vazhdim të dialogut”, theksoi Drecun, transmeton lajmi.net.

“Kur Haradinaj thotë se me shkuarjen në Hagë do ta mbrojë nderin e UÇK-së, shumica e shqiptarëve e trajton si hero që tregon papërgatitjen e një numri të madh të tyre për ballafaqim me krimet e bëra nga UÇK-ja”, theksoi ai.

Drecun thotë se ekzistojnë dëshmitarë për krime të tilla. “Dëshmitarët ekzistojnë por pyetja është pse nuk janë shfrytëzuar deri më tani. A i kemi humbur ata dëshmitarë. Duket sikur ka qenë në interes të dikuj që ky tregim të mbahet larg nga opinioni”, u shpreh Drecun.

“Duhet të punohet shpejtë sepse së shpejti gjykata do të vendos nëse do të ngre aktakuza. Pa marrë parasysh dyshimet tona ne duhet të bëjmë gjithçka që na takon ta ndihmojmë atë gjykatë në ngritjen e aktakuzave në mënyrë që të arrijmë deri tek ndonjë formë e drejtësisë”, përfundoi ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme