Drejtorët e shkarkuar të VV-së e quajnë Ahmetin qyqar

Qyqar e kanë quajtur Shpend Ahmetin drejtorët e shkarkuar të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, raporton KTV.

Në një konferencë për media, Nora Kelmendi, Arben Vitia e Yll Rugova kanë thënë se për shkarkimin e tyre e kanë marrë vesh vetëm nga mediat, dhe se kryetari i Prishtinës nuk kishte gjetur as 5 minuta kohë për tu treguar paraprakisht për shkarkimin.

Ish-drejtori Arben Vitia, ka theksuar se muajve të fundit nuk kanë pasur komunikim normal me Ahmetin, pasi sipas Vitisë, kryetari rrallë u është përgjigjur në emailet e thirrjet, duke dhënë indikacione për veprimin e tij.

Yll Rugova nuk është shkarkuar nga Ahmeti. Ai ka falënderuar mediat për bashkëpunim dhe ka paralajmëruar se nuk do të mbajë postin e drejtorit. / Ridvan Hamza.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme