Drejtori i Valencias: Mustafi mund të shitet, na duhen paratë!

Drejtori sportiv i Valencias, Garcia Pitarch e ka pranuar se gjasat e largimit të Shkodran Mustafit janë të mëdha. Pitarch ka thënë se Valencia nuk i ka punët mirë financiarisht dhe se shitja e Mustafit do të ua lehtësonte gjërat.

“Kapacitet ynë financiar nuk është i mirë. Kemi buxhet të kufizuar si skuadër. Nëse vije ndonjë ofertë e mirë, Mustafi mund të largohet nga skuadra. Këtë edicion kryesisht kemi bërë huazime sepse buxheti ka qenë i limituar” ka thënë Pitarch.