Dritan Nasi sjell “Subkoshiencë urbane”

“Subkoshiencë urbane” quhet ekspozita e artistit Dritan Nasi që do të hapet më 9 tetor në Galerinë ICCAS. Nën kurimin e Tina Maria Marongiu kjo ekspozitë sjell një vështrim të artistit mbi lëvizjet urbane, përmes ngjyrave. “Sot e përditë më shumë, jetojmë në një shoqëri që është në ndryshim të pandërprerë. Ndryshimet janë të shumta në kuadrin e shoqërisë dhe të gjithë sjelljes qytetare. Zhvillime ka në qëllimet e jetës si dhe në standardet e ndryshme për t’u ndjekur, fillojnë të zëvendësohen të gjitha format e shoqërisë, të qëllimeve, të cilat janë simbolikë e synimeve reale për të gjithë. Qyteti ku jetojmë shfaqet, duke përcaktuar jetën tonë të përditshme nëpërmjet arkitekturës së saj, por në të njëjtën kohë ka, edhe “Sub’konshiencën Urbane” që është Sub’arkitektura e saj e përbërë nga sjellja dhe modelet shoqërore e individëve që jetojnë në të.

Të dyja Mbi’arkitektura dhe themelet e saj Sub’arkitektura, krijojnë shoqërinë dhe shfaqet në momentet me personale dhe intime të gjithkujt. Arkitektura e qytetit është duke u zhvilluar në mënyrë të dukshme po nuk mund të themi të njëjtën gjë për Sub’arkitekturën shpirtërore. Forma shfaqet duke mbuluar njerëzoren e gjithkujt”, thotë Nasi. Sipas tij, jetojmë në një zgjatje kohore, jemi në mes të një zbulimi me afat të pambarueshëm, rrjedhë e një moshe pjekurie e cila nuk po vjen, e cila i referohet ndryshimeve të zhvillimit dhe të maturimit në një vend me aspektet psikosociale dhe kulturore në ndryshim.

“Pjekuria është një periudha e tranzicionit, psikologjike dhe sociale sociale, e cila shprehet në shoqërinë tonë, por edhe në arkitekturën e qytetit. Qyteti jonë përputhet me pubertetit, por kufijtë e saj janë më pak të saktë dhe lëvizin në silueta psiko-sociale, kulturore, ku zhvillohen po zhduken njëkohësisht pa u vijëzuar mirë. Gjatë të zhytur në kohën si fatkeqësi si për ndryshimet fizike e pubertit shoqëror ku po rrotullohemi në pafundësi”, thotë Nasi. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 12 tetor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme