Driton Sylejmani demanton Gecët dhe Qorrin: Përmend vrasje, 12 milionë euro dhe Gjykatën Speciale

Driton Sylejamni, vëllai i Agron Sylejmanit i vrarë në vitin 2004, cili ishte i akuzuar për disa krime të  supozuar para dhe pas luftës, ka reaguar pas intervistave të fundit rreth vrasjeve të pas luftës në Klan Kosova.


Sylejmani ka bërë që të reagon ndaj deklaratave të Sabit Gecit, Gani Gecit dhe Brahim Qorrit, dhënë para disa ditësh, ku apostrofohet emri i vëllait të tij Agron Sylejmanit.

Ai ka demantuar të gjitha deklaratat dhe akuzat ndaj vëllait të tij se gjoja ai ishte i përfshirë në një tentim vrasje të Sabit Gecit, të ndodhur në vitin 2000 në Prishtinë.

Më tej, Dritoni i kërkon Brahim Qorrit ta thotë të vërtetën dhe mos të bie pre e Sabitit dhe Ganisë. Gjithashtu, ai kundërshton deklaratat e ish-deputetit, Gani Geci. Sipas Sylejmanit, këto veprime Geci i bën për interesa të përftimit material.

“Siç e dim, janë duke u zhvilluar biseda për mos shkuarjen në Gjykatë Speciale me kompensim të miliona eurove”, shprehet ai.

Po ashtu, Dritoni ka kërkuar nga Florim Ejupi që të dal dhe të tregojë se a ka telefonuar Sabit Gecin në telefon apo ishte trillim i këtij të fundit.

Intervista është realizuar nga Indeksonline të cilën mund ta shikoni më poshtë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme