Dua Lipa dëshmon epitetin e yllit edhe në Tiranë

12 Gusht 2016 – 10:50

“Tiranë, mezi po pres të mbërrij”, kishte shkruar Dua Lipa pak orë para koncertit. E ardhjen e këngëtares me famë botërore mezi e kanë pritur adhuruesit e saj në kryeqytetin e Shqipërisë. Një ditë pas Prishtinës, Lipa e ka ndezur Tiranën, me spektaklin e së mërkurës mbrëma në sheshin ‘’Nënë Tereza’’, shkruan sot Koha Ditore.

Grupe njerëzish nisën të dukeshin në bulevardin e këtij qyteti ende pa shkuar ora 19:00, megjithëse koncerti i yllit 21-vjeçar me origjinë nga Kosova, ishte njoftuar ditë më parë se do të niste në orën 20:00. Sheshi “Nënë Tereza” ku do mbahej koncerti sa vinte e mbipopullohej derisa të rinj e adoleshentë ishin të parët që mbushën sheshin.

Dua Lipa teksa nisi të flasë shqip, u kërkoi adhuruesve të saj që të ndezin dritat e telefonave për t’u krijuar një atmosferë sa më romantike. Balada që këndoi përkoi në mënyrë perfekte me atmosferën e krijuar.

”Sa bukur po dukeni”, u është drejtuar Dua Lipa fansave të saj. Gjatë performancës bëri edhe simbolin e shqiponjës dykrenore e me këtë gjest bëri që publiku të shpërthejë në brohoritje. Ajo interpretoi hitet e saj si, “New Love”, “Be the one”, “Last Dance” e “Hotter than Hell” ku këngëtarja me zërin dhe performancën e saj dëshmoi epitetin e yllit botëror.

Dua Lipa e konsideroi si privilegj të madh interpretimin e saj në Tiranë.
Në koncert të këngëtares i cili ishte falas për të gjithë, morën pjesë disa nga personazhet më të njohura shqiptare, si sopranoja me famë botërore Inva Mula. I gjithë organizimi i këtij koncerti u bë i mundur nga Bashkia e Tiranës, nën kujdesin e veçantë të kryebashkiakut Veliaj, i cili i ka dorëzuar këngëtares Çelësin e Qytetit, një prej simboleve të rëndësishme që u jepet miqve të qytetit. Në një pritje të organizuar në Bashkinë e Tiranës para koncertit, Veliaj i ka shprehur mirënjohjen këngëtares me famë ndërkombëtare (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme