Duda Balje befason: Kosova nuk ka nevojë për ushtri

Në një emision serb, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka befasuar me deklaratën e saj kur është pyetur se a duhet Kosova ta ketë ushtrinë.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga 6 Plus, është pyetur se a duhet Kosova ta ketë ushtrinë, shkruan Express.

Përgjigjja e saj ishte mjaft befasuese dhe e shkurtër.

“Jo, nuk ka nevojë Kosova për ushtri”, ka thënë ajo.

E ftuar në këtë emision të RTV KiM, ishte edhe Rada Trajkoviq, e cila dha komentin e saj rreth kësaj pyetjeje.

Trajkoviq tha se Kosova nuk ka nevojë të ketë ushtrinë e saj, sepse sipas Trajkoviqit, vetëm se do të destabilizohej rajoni.

 

Lini Një Koment