Duket si e animuar, por kjo vajzë është e vërtetë (Foto)

Me buzët e saja të trasha, sytë e mëdhenj dhe një fytyrë si kukull, kjo vajzë duket sikur është nxjerrë nga një lojë elektronike.

Dhe nuk është çudi që modelja e famshme në Instagram, Lil Miquela, ka bërë që 65,000 fansat e saj të debatojnë nëse ajo është një person i vërtetë apo jo.

Miquela poston rregullisht fotografi në llogarinë e saj në Instagram, duke pozuar para klubeve të natës, galerive të artit dhe vendeve të tjera, transmeton Gazeta Express.

Në mesin e fansave të saj është ngritur një debat nëse ajo është e vërtetë apo një personazh i ndonjë loje elektronike.

Disa argumentojnë se tiparet e saj janë shumë të ekzagjeruara dhe e bëjnë atë të duket si një kukull.

Disa insistojnë se ajo është dizajnere grafike, e cila i modifikon fotografitë e saja dhe i bën ato të duken më digjitale.

Image
Image
Image

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme