Durrës, i riu merr në makinë shoqen e gruas dhe tenton ta përdhunojë

Një i ri u arrestua nga policia e Durrësit, pasi ka tentuar të përdhunojë shoqen e bashkëshortes së tij. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit Nik Lila 30 vjeç, banues në Durrës. Më datë 09.02.2017 kanë bërë kallëzim shtetaset A.L. 23 vjeçe, banuese në Marikaj, Tiranë, bashkëshortja e shtetasit Nik Lila(në proces divorci) dhe Xh. M. 22 vjeçe, banuese në Durrës, (shoqa e shtetases A.L.) pasi më datë 08.02.2017 janë kërcënuar dhe goditur nga shtetasi Nik Lila.

Më datë 09.02.2017, i ndaluari dyshohet se ka marrë në mjet shtetasen Xh.M. duke e kërcënuar dhe e ka çuar në Sektorin Rinia, Durrës, ku edhe ka tentuar të kryejë marëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Nik Lila është person me precedentë penalë të mëparshëm për dhunë në familje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Dëmtime të tjera me dashje”, Dhunë në familje”, “Përndjekja”dhe “Heqja e paligjshme e lirisë ” parashikuar në nenet 90, 130/ a , 121/a dhe 110 të Kodit Penal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme