Dy burime financimi për “klientët” e Gjykatës Speciale

Nga dy buxhete të ndryshme do të mbulohen shpenzimet e të ftuarve të Gjykatës Speciale. Të gjithë atyre që në Hagë do të ftohen në cilësinë e të dyshuarve, shpenzimet do t’u hiqen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ndërkaq nga buxheti i shtetit do të mbulohen shpenzimet e atyre personave që marrin statusin e të akuzuarve, shkruan sot Koha Ditore.

Një numër ish-komandantësh e ish-pjesëtarësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga java e ardhshme do të përballen në Hagë me pyetjet e një trupe prokurorësh ndërkombëtarë që dyshojnë se ata janë të implikuar në krimet që përmenden në raportin e senatorit Dick Marty.

Prej kohësh kjo trupë është duke kryer hetime të krimeve të rënda ndërkufitare dhe ndërkombëtare, përfshirë krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, sikurse përkufizohen në të drejtën zakonore ndërkombëtare dhe siç janë përcaktuar në ligjin mbi bazën e të cilit është formuar Gjykata Speciale. Ndonëse raporti i senatorit Marty është publikuar në vitin 2011, akoma nuk ka një aktakuzë të ngritur përkitazi me pretendimet e hedhura aty. Por, tek tash prokurorët kanë nisur me intervistimin e të dyshuarve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme