Dy gjilanas arrestohen pasi i shkuan në shtëpi një personi për t’ia marrë borxhin 28 mijë eurosh

Dy persona nga Gjilani janë arrestuar pasi kanë shkuar në shtëpinë e një person duke e kanosur dhe duke i kërkuar ati një borxh prej një shumë rreth 28 mijë eurosh.

Dy të dyshuarit kishin shkuar në shtëpi për ti kërkuar personit me inicialet A.A, borxhin prej 28 mijë eurosh, por aty kishte dalur nëna e tij, ku nga ajo kishin kërkuar parat të cilat pretendonin se ua kishte borxh djali i saj, ata madje kishin kërcënuar dhe shtyjnë nënën e tij meqë rast i kanë shkaktuar lëndime trupore pasi e njëjta është rrëzuar në tokë, njofton gazetametro.net.

Këta dy persona që nga fillimi i muajit nëntor i kanë ushtruar presion familjes së të dëmtuarit në lidhje me inkasimin e borxhit.

Prokuroria ka treguar se ndaj dy të dyshuarve është marrë vendosur ndales prej 48 orësh, V.H dhe G.A, po akuzohen për veprën penale ‘Vetëgjyqësia’, njofton gazetametro.net.

Njoftimi i plotë nga Prokuroria:

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar të dyshuarit V.H dhe G.A., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Vetëgjyqësia’’ nga neni 418 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ekziston dyshimi i bazuar se, më 01-02 dhjetor 2018, në Gjilan, të dyshuarit me dashje, me anë të përdorimit të forcës dhe kanosjes serioze, si dhe me anë të ushtrimit në mënyrë arbitrare të një të drejte që mendonin se u takon, në vend se t’i drejtohen organit kompetent, me qëllim të realizimit të një borxhi në shumë prej 28.000 (njëzetetetë mijë) euro, kanë shkuar në shtëpinë e të dëmtuarit A.A., me ç’rast aty nga nëna e tij, me këmbëngulje kërkonin borxhin, të cilin pretendonin se ua kishte i dëmtuari dhe nën kërcënimin e fjalëve e kërkojnë të njëjtin, ku në një moment fillojnë t’a shtyejnë me duar të dëmtuarën, të cilën edhe e rrëzojnë në tokë.

Të dyshuarit, që nga fillimi i muajit nëntor, kanë ushtruar presion në familjen e të dëmtuarit, për inkasimin e borxhit.

Prokuroria brenda afatit ligjor, ndaj të dyshuarve ka ushtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente në Gjilan, si dhe ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve, me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme