Dy Koretë premtojnë sërish denuklearizim të Gadishullit Korean

Nëse lideri verikorean, Kim Jong Un ka qenë duke kërkuar për copëzën perfekte të propagandës, ashtu që t’iu tregojë banorëve të shtetit të tij, se ai është lideri që është duke shtyrë përpara arritjen e mirëqenies që ata e meritojnë dhe u është premtuar për një kohë të gjatë, atëherë takimi me homologun e tij jugkorean, Moon Jae-in përbën rast unik.

Moon beson se bashkëpunimi i thellë me Korenë Veriore është vendimtar pas disa vjetësh të frikës për luftë, apo edhe momenteve kur Uashingtoni niste paralajmërime se do të ndalojë ashpër testimet bërthamore të Koresë Veriore. Sipas tij lidhjet më të forta me Korenë Veriore do t’iu ndihmojnë jugkoreanëve dhe rajonit për të zgjidhur mosmarrëveshjet me arsenalin bërthamor të Koresë Veriore, i cili ka cak tokën amerikane.

Mirëpo, lideri verikorean ka thënë se do të mbyllë përgjithmonë zonat kryesore të testimeve raketore në prezencë të ekspertëve të huaj.

Duke folur në një konferencë të përbashkët në Phenjan të mërkurën, Kim dhe Moon ka thënë se janë pajtuar për kthimin e Gadishullit Korean në “tokë të paqes pa armë bërthamore dhe kërcënimeve nukleare”.

Moon ka thënë se Kimi është “pajtuar për të mbyllur përgjithmonë zonën e testimeve, Tongchang-ri” dhe se kjo gjë do të bëhet “në prezencë të ekspertëve nga shtete të rëndësishme”, të cilët do të verifikonin se lokacioni nuk është më funksional.

Koreja Veriore po ashtu ka treguar gatishmëri për mbyllje të kompleksit kryesor bërthamor nëse Shtetet e Bashkuara marrin hapa “reciprokë” të paspecifikuar.

Zotimet e Kimit dhe Moon në samitin e tyre të tretë mund të hapin rrugën drejt një momentum të ri, pas bllokadës së krijuar në negociatat në mes të Uashingtonit dhe Phenjanit, si dhe mund të ndikojnë në realizimin e ndonjë takimi të ri në mes të Kimit dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Kim është zotuar për të punuar drejt “denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean” në dy takimet e tij me Moon më herët gjatë këtij viti, si dhe në takimin historik të zhvilluar me presidentin Trump në muajin qershor në Singapor.

Deri më tani diskutimet për zbatim të premtimeve kanë ngecur.

Pavarësisht këtij fakti, Trump i ka cilësuar premtimet e fundit të Kimit ‘shumë emocionuese”.

“Kim Jong Un është pajtuar për të lejuar vëzhgime bërthamore, të jetë pjesë e negociatave finale dhe për mbylljen e përhershme të zonave të testimeve bërthamore në prezencë të ekspertëve ndërkombëtarë”. Në ndërkohë nuk do të ketë raketa apo testime bërthmore”, ka thënë Trump në një postim në Twitter.

Koreja Veriore është përballur me sanksione ekonomike nga Shtetet e Bashkuara dhe vende tjera Perëndimore për shkak të programit raketor dhe atij bërthamor nga viti 2006.

Koreja Veriore ka refuzuar vazhdimisht heqjen dorë nga armët bërthamore në mënyrë të njëanshme dhe ka theksuar se një deklaratë formale për përfundimin e Luftës Koreane të periudhës 1950-1953 duhet të ndodhë në plan të parë.

Në ditën e fundit të vizitës së tij triditore, Moon planifikon të vizitojë Malin Baektu në Korenë Verore, para se të kthehet në shtëpi.

Sipas Koresë Veriore gjyshi dhe babai i Kimit kanë lindur në këtë Mal, e cila konsiderohet qendër e propagandës, në të cilën shpërfaqet prejardhja e shenjtë e familjes sunduese.

Presidenti jugorean ka ftuar liderin e Koresë Veriore që të vizitojë Seulin, duke thënë se kjo vizitë duhet të ndodhë para përfundimit të vitit.

Ata po ashtu kanë treguar planet që të dyja vendet të jenë nikoqire të Lojërave Olimpike Verore të vitit 2032.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme