Dy persona në Skenderaj kapen me marihuanë

Policia e Kosovës në Skenderaj, në mbështetje të njësisë për reagim të shpejtë, në mëngjesin e sotëm kanë zbatuar një urdhër kontrolli nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Kontrolli është realizuar në disa shtëpi dhe objekte përcjellëse dhe ka realizuar me gjetjen e 650 gramë substancë narkotike.

Në cilësi të dyshuarve janë arrestuar: Sh., 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës; B., 24 vjeçe, shtetase e Republikës së Kosovës, njofton Policia e Kosovës.

Pas procedurave R.Sh. i është caktuar masa e ndalimit policor, kurse e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të substancave narkotike”, dhe pengim i të aprovuar apo pengim i procedurave.

Lini Një Koment