Dy të arrestuar për rrëzimin e skelës ku humbën jetën 2 punëtorë

Drejtuesit teknik të firmave “Xhimi” dhe “Skela Syla” janë vënë në prangat e policisë pasi akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”, lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur dje në Tiranë ku dy punëtorë gjetën vdekjen dhe tre të tjerë mbetën të plagosur.

Rrëzimi i skelës në një pallat në të cilin po kryheshin punime në fasadë solli tragjedinë dhe policia ka vënë në pranga:

Xh. T. 41 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i punimeve në firmën “Xhimi”.

B. 44 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i sigurisë së punimeve në firmën skela “Syla”.

Ndërkohë, Policia ka bërë shpalljen në kërkim të shtetasit  P. S., me detyrë administrator i firmës skela “Syla”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”.

Në rrugën “Faik Konica” në pallatin Nr. 2, firma “Xhimi” me administrator e Drejtues Teknik punimesh, shtetasin Xh. T., ka kryer punime në fasadën e jashtme të pallatit për veshjen me sistemin termoizolues (kapot). Po në këtë pallat, firma skela “Syla” me administrator shtetasin P. S. dhe Drejtues Teknik të punimeve e montimit të skeles Inxhinierin I. B., ka montuar skelën metalike për punimet në fasadë.

Si pasojë e punimeve në këtë pallat, rreth ores 15.00 është rrëzuar skela metalike, e për pasojë kanë humbur jetën shtetasit Ergys Brahim, 31 vjeç, punëtor ndërtimi në firmën “Xhimi, si dhe shtetasi Orjan Kodra, 36 vjeç, punëtor i firmes skela “Syla”.

Po nga rrëzimi i skelës janë plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën, shtetasit Genti Bardhi punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, Euglidios Lika dhe Altin Marku, punëtor i firmës skela “Syla”.

Gjithashtu për këtë ngjarje filloi procedimi penal për veprën penale “ Shpërdorimi i detyrës “, për punonjësit e Inspektoriatit të Punës Tiranë, pasi punonjesit nuk kanë ushtruar detyrën për kontrollin e masave të sigurisë në punë në pallatin ku ndodhi aksidenti dhe po vazhdon puna për dokumentimin ligjor për këta punonjës.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme