Dy të arrestuar për tentim vrasje në Mitrovicë

Dy persona janë arrestuar në Vushtrri nga Policia e Kosovës për tentim vrasje në Mitrovicë.

“Arrestimi i të dyshuarve është bërë pas ndalimit dhe kontrollit të detajuar, ku fillimisht tek i dyshuari L. B., 18 vjeçar, shtetas i Kosovës, është gjetur dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me pesë fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

I njëjti ishte në kërkim nga Policia si i dyshuar për veprën penale ‘tentim vrasje’ e ndodhur javë më parë në Mitrovicë.

Ndërsa i arrestuari tjetër L. L., 20 vjeçar, shtetas i Kosovës, i arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan, ishte person i shpallur në kërkim. I dyshuari i është dorëzuar Njësisë së Hetimeve Rajonale të Prishtinës.

Ndërsa ndaj të dyshuarit L. B., pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme