Dy të mitura sulmohen seksualisht në Komoran

Dy vajza të mitura janë sulmuar seksualisht gjatë ditës së djeshme nga një person. Sipas Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 e 15 minuta në Komoran.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Me datën 20.09.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili i ka sulmuar seksualisht dy viktimat të mitura femra K/Shqiptare. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lini Një Koment