Dy vjet e gjysmë burg për shqiptarin që paguante në diskoteka me 50 euro false

Për shkak të falsifikimit të parave një shqiptar (25) është dënuar me 2.5 vjet burg, shkruan mittelbayerische.de.

25 vjeçari u shpall i fajshëm për falsifikimin e disahershëm të monedhës 50 eurëshe dhe i ka përdorur në Regensburger Altstadt për të blerë pije, ku si këmbim ka marrë paratë origjinale.

Por kjo nuk rezultoi suksesshëm në diskotekën “Sudclub” am Domplatz ku kamarieri e zbuloi paranë e falsifikuar, i cili menjëherë njoftoi sigurimin.

Përkundër tentativës për t’u larguar, shqiptari bie në duart e policisë, të cilët i sekuestruan 14 bankënota të falsifikuara, përcjell albinfo.ch.

Shoku i tij (23), i cili jeton dhe punon në Regensburg, është dënuar me kusht – në mungesë të provave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme