Dyndje në Tiranë për shtëpi me qira, kërkohen katet e ulëta

Edhe pse nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit Tirana u prek, këto ditë kryeqyteti po shihet si një ndër vendet e sigurta. Këtë e tregon edhe trendi në rritje i kërkesës për shtëpi me qira. Në alarm janë vënë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Qytetarët dalin në mëngjes nga shtëpitë me mendjen për të gjetur një banesë tjetër, për shkak të dëmtimeve apo pasigurisë në apartamentin ku jetojnë.

Dëshira është për të zbritur nga lartësia, në kate të ulëta, pse jo në shtëpi private. Ankthi nuk ka si bëhet më i madh, është çështje jete për fëmijët e prindërit, dhe nuk ka harrim edhe pse puna ka rinisur. Tirana është e madhe dhe po ashtu edhe tregu, ndaj duhet të kërkojmë sërish. Në agjenci të ndryshme ndodh të të japin sqarime të ndryshme, shpesh të kundërta, lidhur me dëshirat e njerëzve.

Nuk dihet nëse efekti i tërmetit do të jetë afatgjatë dhe do ta ndryshojë hartën e banimit në kryeqytet. E qartë që do të jetë e vështirë që të kënaqen të gjitha kërkesat për kate të ulëta, e ndoshta kjo mund të bëjë që një pjesë e ambienteve të bizneseve të vegjël në katet përdhe të ndryshojnë destinacion e të jenë për banim. Dihet se gjithçka ecën sipas kërkesave të tregut.

 

Lini Një Koment