E ardhmja e Jamesit është mes Real Madridit dhe Atleticos

Për pjesën më të madhe të muajve të fundit, largimi i James Rodriguezit nga Real Madridi dukej se kishte mbetur vetëm formalitet.

Megjithatë, tani, ka shumë mundësi që ai të jetë pjesë e skuadrës së Zinedine Zidane për sezonin e ri, 2019/20, shkruan Marca, transmeton Gazeta Express.

Kolumbiani u kthye në stërvitje në kampin stërvitor të Real Madridit, Valdebebas, të hënën, dy vjet pasi iu bashkua Bayern Munichut në huazim për dy sezone.

Jamesi do të preferonte të qëndronte në Madrid, mirëpo ai është duke e shqyrtuar zgjedhjen mes qëndrimit në “Santiago Bernabeu” dhe transferimit te Atletico Madridi.

James është i vetëdijshëm se ai nuk do të ketë ndonjë rol të madh në skuadrën e Zidanit në Real Madridit dhe për këtë arsye mendimi se mund të jetë titullar i rregullt te Atletico Madridi është tunduese për të.

Megjithatë, lëndimi i Marco Asensios dhe disfata me rezultat 7:2 kundër Atletico Madridi kanë ndikuar që situata e mesfushorit të ndryshojë.

Në mungesë të Asensios, James do të mundë të luante në një rol më të avancuar të mesfushës dhe ai i përshtatet kërkesave për atë pozitë në mënyrë të përsosur.

Pasi që Real Madridi duhet të shesë lojtarë për t’i baraspeshuar bilancet financiare për shkak të blerjeve të shumta të lojtarëve deri më tani, klubi madrilen mund të preferojë ta shesë kolumbianin.

Megjithatë, një vendim nuk do të pëlqehej shumë nga tifozët e “Los Blancos”, mirëpo, në anën tjetër, nëse James mbetet në skuadrën e Real Madridit për sezonin e ardhshëm, ai do të duhet ta fitojë pëlqimin e Zidanit.

Nëse “Los Blancos” vendosin ta shesin atë, ai do të shkonte i lumtur në Atletico Madrid. E gjitha që James dëshiron ta bëjë është që të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll. 

Lini Një Koment