E dhimbshme: Mes lotëve përcillet për në banesën e fundit 20 vjeçarja që u vra nga babai i vet

Është përcjellur për në banesën e fundit 20 vjeçarja Sabrina Lekaj, e cila u vra nga babi i saj.


Pak ditë më parë në mediat shqiptare dhe jo vetëm, bëri bujë lajmi tronditës i 20-vjeçares Sabrina Lekaj.

Ajo u vra nga i ati Petrit Lekaj, në Australi pasi kishte dalë në party me shoqërinë e saj për të festuar për mbylljen me sukses të sezonit të provimeve.

Sabrina u gjet e vdekur në makinën e saj e therur  disa herë me thikë.

Dy javë pas ngjarjes tragjike ajo është përcjellë për në banesën e fundit nga familjarët, miqtë dhe të afërmit e saj.

Në disa foto të publikuara shihet vëllai i saj 11- vjeçar, i cili qëndron gjatë gjithë kohës pranë arkivolit dhe e ëma që vajton për largimin para kohe nga jeta të së bijës.

Policia ka treguar se pasi vrau të bijën, Petriti ka tentuar të vrasë edhe veten, por ai arriti të shpëtohej në kohë. 49-vjeçari u dërgua në spital në gjendje kritike, ndërkohë policia vazhdon kërkimet për zbardhjen e ngjarjes.

Lini Një Koment