E fejuara e Taulant Xhakës ju mahnitë me bukurinë e saj

Dashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrin ata nuk hezitojnë ta shfaqin edhe para ndjekësve të shumtë që kanë në rrjete sociale, shkruan Gazeta Blic.

Flasim për futbollistin e njohur Taulant Xhaka dhe të fejuarën e tij, Arbnora Nuredinin të cilët kurorëzuan lidhjen e tyre me fejesë në janar të po këtij viti.

Ditë më parë ajo kishte dhe kanagjegjin, ku padyshim që në këtë ditë kaq të rëndësishme ajo mori gjithë vëmendjen në këtë festë mes miq e familjarë.

Edhe pse kanë kaluar një javë nga kanagjegji i saj, ajo po vazhdon me publikimin e fotove dhe videove.

Së fundmi është Taulanti ai që ka publikuar një fotografi të fejuarës, e veshur me fustan ngjyrë ari, e rregulluar deri në detaj, Arbnora po duket e bukur si kurrë më pare.

Lini Një Koment