E frikshme: Trupat e vdekur të foshnjave të porsalindura qëndrojnë në murgun e QKUK’së me vite të tëra

Në Institutin e Patologjisë në QKUK, ka trupa të vdekur që qëndrojnë me vite në frigorifer pasi familjarët nuk i tërheqin. Kjo ndodh më së shumti me rastet e fetuseve ose foshnjave të posalindura të vdekura.

Drejtori i Instituteve Paraklinike Dr. Ramadan Sopa, thotë se nuk janë institucion që bëjnë varrosjen e kufomave dhe nuk kanë ndonjë marrëveshje me ndonjë kompani. Ai kërkon zgjidhje ligjore për këtë çështje.

“Problem të veçant janë rastet e fetuseve, të posalindurve të vdekur, familjarët nuk vijnë me i tërheq trupat për t’i varrosur. E kemi një numër të madh të tyre të vendosur në frigorifer dhe disa herë i kemi thirr që të vijnë t’i marrin për t’i varrosur sipas traditave të tyre familjare, por nuk kanë ardhur. Ka trupa që qëndrojnë me vite dhe këto raste i kemi lajmëruar në klinikë dhe në polici, por ky problem ndoshta don zgjidhje të natyrës ligjore që familjarin ta detyrojë të tërheq trupin”, ka deklaruar Sopa.

Ai ka bërë të ditur se më herët me këtë punë është marrë kompania “Higjienoteknika”. Ndërsa në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se Mjekësia Ligjore në bashkëpunim me organet e rendit kryen ceremoninë mortore sipas urdhrit të gjykatës apo prokurorit.

Është vetëm komuna e Gjilanit ku Spitali ka një marrëveshje me Bashkësinë Islame për varrosjen e trupave që nuk i marrin familjarët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme