E keni parë në serial, por në jetën reale ‘Icha’ me një stil tejet modern

Aktorja indiane, Tina Dutta e cila i dha jetë rolit të “Ichës” në serialin “Uttaran” është mjaft aktive në rrjetet sociale, kështu duke postuar momente të ndryshme nga jeta e saj private dhe profesionale.

Ajo së fundi ka publikuar disa fotografi në “Instagram”, me një stil shumë më ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim.

Aktorja 30 vjeçare kësaj here ka publikuar imazhe ku shihet me një fustan të bardhë i cili e bën aktorën të shkëlqejë me shumë elegancë e me një stil krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim në rolin e saj si “Icha”.

“Icha” ishte protagoniste e serialit indian “Uttaran”, ku me ngjarjet dhe zhvillimet bëri që t’i mbledhë një numër të madh shikuesish para ekranit.

Lini Një Koment