E kishte futur me dhunë në veturën e tij, më pas e kishte dërguar në motel ku e kishte dhunuar – viktima në Lipjan raporton rastin në polici

Një femër ka raportuar të mërkurën se një person me dhunë e ka futur në veturën e tij duke e dërguar në motel dhe pa dëshirën e saj e kishte dhunuar seksualisht.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 27 qershor rreth orës 10:00 deri 15:00, në Lipjan.

Siç thuhet në raport, personi gjatë aktit seksual i ka bërë fotografime dhe incizime të ndryshme, njëkohësisht i kishte vjedhur dokumente personale dhe një shumë parash.

“Me 24.07.2019 viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se me datën e lartcekur i dyshuari mashkull K/Shqiptar me dhunë e ka futur në veturën e tij duke e dërguar në motel dhe pa dëshirën e saj e kishte dhunuar seksualisht duke i bërë fotografime dhe incizime të ndryshme, njëkohësisht i kishte vjedhur dokumente personale dhe një shumë parash”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në lidhje me rastin janë intervistuar disa dëshmitarë rasti. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme