E la muzikën e ju kthye fesë, befason ish-vokalisti: Kur t’shkoj në haxh inshallah nuk kthehna ma

Përkushtimi ndaj fesë islame dhe rregullave që ajo përcakton kanë qenë arsye që disa artistë kosovarë braktisën profesionet e tyre.


Para disa viteve, vokalisti i grupit “TNT”, Ferki Shala u largua nga muzika duke iu përkushtuar fesë. Ani pse ka qenë i njohur për konsumimin e tepërt të alkoolit, ish këngëtari vendosi që të kthehet, sic thotë ai, në rrugë të Allahut.

Ai sot mjekrën prej rockeri e ka plotësuar me atë të një besimtarit devotshëm, sipas Sunnetit të profetit Muhammed. Në një rrëfim ekskluziv për jetën e tij, Ferkiu ka treguar shumë detaje se përse ka vendosur që t’ju përkushtohet fesë islame.

Ndër të tjera ai thotë se akoma nuk ka qenë në haxh, shkruan Gazeta Express.

“Ishallaha ALLAHU ma mundëson me shku edhe me kry haxhin edhe me bo gjithçka mos mu kthy mo knej sepse ishte jeta diçka që nuk përshkruhet’, ka thënë Shala.

Shikojeni intervistën e realizuar me ish-vokalistin e grupit TNT, të përgatitur nga gazetarja Syzana Hajradini për emisionin e pasdites “5e5” në T7.

Lini Një Koment