E la për tu mbushur, por përdoruesit i ‘eksplodoi’ iPhone X sapo e ndezi atë

Në muajin shtator të vitit të kaluar, Apple lansoi telefonin iPhone X, i cili pati mjaftë shitje.

Por së fundi, është raportuar një problem në lidhje me këtë telefon.

Një perdorues nga qyteti Federal Way në Washington, po pretendon se iPhone i tij, që e kishte blerë para 10 muajve, ‘u nxe dhe shpërtheu gjatë procesit të përditësimit të iOS 12.1′, transmeton gazetametro.net.

Rahel Mohamed, pronari i telefonit, ka kontaktuar Gadgets 360, për të cilët ka zbuluare detaje të incidentit.

‘Në fillim të janarit të këtij viti e bleva telefonin. Ai funksiononte normal’, ka thënë Mohamed.

Por më tutje ai tregon se si duke e përditsuar iOS 12.1, e vuri për t’u karikuar.

‘Tym i zi filloi të dilte nga telefoni, sapo u ndez telefoni filloi edhe të digjej’, tregoi ai.

Apple Support ka dhënë një përgjigje në rrjetin social Twitter, duke thënë se kjo është shumë e pritshme dhe se do të zgjidhet së shpejti.

Ndryshe, gjigandi Apple gjatë muajit shtator të këtij viti lansoi edhe tre iPhone, XS, XR, dhe XMax

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme