E pabesueshme, bleu një shpellë për 1 euro dhe e shndërroi në shtëpi (FOTO)

Me zhvillimin e papunësisë dhe rritjen e qirave jetesa në qytetet e Europës është një nga gjërat më të vështira për të rinjtë. Por për Aleks Lamouro fati kishte rezervuar një të papritur. 23-vjeçari nga Franca u interesua të blinte një shpellë, e cila ishte në pronësi të tezes së tij.

Shpella doli në ankand, por asnjë nuk u interesua ta blinte dhe blerësi i vetëm Aleks, ofroi vetëm 1 euro. Autoritetet menjëherë pranuan ofertën e tij, pasi dëshironin që të mos kishin ngatërresa të tjera me shpellën.

Dhe kështu ndodhi e papritura. Nga asgjëja, Aleksi u bë pronar i një shpelle mbresëlënëse, që ishte në gjendje shumë të keqe. Pas katër vitesh punë të vështirë dhe investimi, Lamouro dhe e dashura e tij e kthyen shpellën në një shtëpi luksoze.

Tashmë ata ofrojnë një nga dhomat e saj me qira, përmes Airbnb. «Chez Hélène-Amboise », që ka faqen e vet në Facebook, është e vendosur në luginën Loire, rreth dy milje jashtë Amboise.

ffffffffff_1473141686-7893286fffffffff_1473141682-7835750ffffffff_1473141678-2108139fffffff_1473141675-3838682ffffff_1473141672-9290748fffff_1473141668-8426654ffff_1473141665-3980412fff_1473141662-284110ff_1473141659-3505799