E pohon edhe Daçiq, patëm përleshje fizike me Hajredin Kuqin, u hodhëm mbi tavolina

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka zbuluar se kishte ndodhur një konflikt fizik gjatë takimeve të delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

Daçiq, i cili gjithashtu është edhe zëvendëskryeministër i parë në qeverinë serbe, ka specifikuar se ata ishin përfshirë në një debat të ashpër me Ministrin e Drejtësisë të Kosovës të asaj kohe, Hajredin Kuqin, shkruan b92, transmeton lajmi.net.

Daçiq ka thënë se ‘personalitetet më ekstreme nga delegacioni i Prishtinës kanë qenë Hajredin Kuçi dhe Edita Tahiri”.

“Humba krejtësisht, ua thash të gjitha gjërat që kisha në mend si për shembull: kush jeni ju që çdo ditë t’i kërkoni Serbisë llogari për atë që ju e quani gjenocid. Ata nuk pranojnë asgjë”, tha Daçiq.

“Më pas, Hajredin Kuçi më tha se serbët janë vrasës dhe më pas për pak se nuk u rrahëm fizikisht”, ka thënë Daçiq.

“Kuçi dhe unë u hodhëm mbi tavolina dhe filluam përleshjen fizike. Pastaj ishte Vuçiq ndërhyri, u thanë fjalë shumë të rënda dhe në fund përfunduam të heshtur. Më pas, shefja e politikës së jashtme atëkohë, Catherine Ashton i përzuri të gjithë nga takimi”, ka thënë ai. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme