E rrahin mbikëqyrësin e çadrave në Velipojës, i detyronte pushuesit të paguajnë çadren dy herë

Një rrahje ka ndodhur në plazhin e Velipojës.

Sipas dëshmitarëve, mbikëqyrësi i çadrave në plazhin e Velipojës i ka detyruar disa pushues të paguajnë çadren dy herë. Kosovarët kanë kundërshtuar dhe personi ka filluar t’i godas. Sipas personave që ishin në vendin e ngjarjes, mbikëqyrësi e ka goditur edhe një plakë rreth 70 vjeçe.

“Ai deshi që ne t’ia paguajmë dy herë çadrat. Kjo është padrejtësi e madhe dhe ne s’e lejuam me ndodhë një gjë e tillë”, ka treguar njëri prej pushuesve nga Kosova.

Më tutje, ai tregon se sjellje të mirë me kosovarët nuk kishin edhe forcat e rendit.

“Përpos që u rrah me neve burrat, ky person qoi dorë edhe mbi një plakë 70 vjeçare. Turp turp, policia mas gjysmë ore kanë ardhë në ven që të arrestohen vendasit, ata i arrestuan kosovarët. Bile edhe policia çon dorë mbi kosovaret”, u shpreh T.V.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme