E rrëzoi në Parlament, por Kurti e dërrmon me audiencë Mustafën

Parlamenti i Kosovës miratoi mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit me 82 vota pro mocionit, 32 kundër dhe 1 abstenim. Ky mocion u iniciua nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe u përkrah nga të gjitha partitë opozitare dhe minoritetet.

Kundër rrëzimit të qeverisë kanë qenë edhe 3 deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, mes të cilëve kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani si dhe Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala.

Me këtë vendim, qeveria “Kurti” bëhet më jetëshkurtra në historinë e Kosovës me vetëm 50 ditë punë.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ishte në emisionin DESK, në KTV përballë gazetarëve Agron Bajrami e Brikenda Rexhepi. Ndersa shefi i LDK-së Isa Mustafa ishte në Klan Kosova. Kurti kishte mbi 70 mijë që po e ndiqnin, ndërsa Mustafa mezi arriti në 4 mijë.

 

 

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme