E tmerrshme: Shqiptari e vret vajzën vetëm pse doli natën me shoqe

Petrit Lekaj, një shqiptar në Adelaide të Australisë, është arrestuar për vrasjen e vajzës së tij, Sabrina Lekaj, pasi kishte dalë me shoqet gjatë natës.


20-vjeçarja, u gjet e vrarë në makinën e saj, ndërsa babai 49-vjeçar ishte aty pranë, i lyer me gjak.

Shoqet e saj thanë për mediat australiane se vajza kishte shprehur shqetësim se do t’i bërtiste babai kur të shkonte në shtëpi, pasi e kishte kaluar natën duke festuar me to.

Vajza njihej nga shoqet si një studente shumë e talentuar për mjekësi, dhe tepër ambicioze me studimet. Veç kësaj, ishte dhe një pianiste shumë e zonja.

Lini Një Koment