E tmerrshme: Vdes fëmija 5-vjeçar shqiptar në Francë, e torturonte njerku (Foto)

Një fëmijë shqiptar i moshës pesëvjeçar i quajtur Yanis është gjetur i vdekur afër një kanali ujor në veri të Francës, pasi ishte dënuar nga njerku i tij sepse kishte urinuar në shtrat.

Siç duket fëmija është i një martese të përzier.

Njerku e kishte obliguar djalin e vogël që të ecte disa kilometra në mes të natës si ndëshkim pse e kishte urinuar shtratin, shkruan DailyMail, përcjell Express.

Fëmija është gjetur afër një kanali me hundë të thyer dhe ende nuk është e qartë nëse ai ka vdekur nga të ftohtit apo nga sulmi në zemër.

Nëna e tij shqiptare, 22-vjeç, dhe njerku 30-vjeçar, po mbahen në arrestuar dhe akuzohen edhe për dhunë fizike ndaj 5-vjecarit.

Daja i tij, Shpetim Xhafa, i cili është shqiptar nga Shkodra, ka postuar në rrjetin social “Facebook”, një fotografi të nipit të tij duke shprehur dhembjen për të.

Akoma është e paqartë nëse edhe fëmija kishte babanë shqiptar dhe gjithashtu nuk dihet as kombësia e njerkut të tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme