“E vras nëse flirton…”/ Carla Bruni, tejet xheloze për Sarkozy-n

Carla Bruni është shumë xheloze për bashkëshortin Nicolas Sarkozy dhe duket se nuk e ka aspak problem që ta tregojë. Në një intervistë të fundit në emisionin “Femmes puissantes”, Carla u shpreh në nota humori: “Nëse Nicolas Sarkozy do të bënte interesantin me një femër të bukur, i pres fytin. Kështu që, ai nuk e bën kurrë këtë gjë.” Këngëtarja dhe ish-modelja tha më tej se është shumë feministe dhe se femrat e tjera nuk i konsideron “rrezik”, por aleate. 51-vjeçarja nuk iu shmang dot rikthimit pas në të shkuarën, kur u njoh me ish-presidentin francez. “Në periudhën që ne jemi njohur ishim të dy singël, nuk kemi qenë shkaku i prishjes së një lidhjeje të mëparshme. Nuk kishte hi në takimet tona dhe prishëm asgjë”-u shpreh ajo.

Lini Një Koment