E zbulon shoku i Suarez, ja ku dëshiron të luajë ylli i Barcelonës

Sulmuesi i Seattle Sounders, Nico Loderio, ka pohuar se ylli i Barcelonës, Luis Suarez, dëshiron të luajë në MLS, dhe një lëvizje në këtë ligë është vetëm çështje kohësh.

Lodeiro dhe Suarez janë miq të mirë, duke luajtur së bashku edhe te Kombëtarja e Uruguait.

Sipas yllit të Sounders, sulmuesi i Barcelonës ka treguar gjithmonë interesim për të luajtur në MLS.

“Unë mendoj se ju duhet të bindni Barcelonën. Suarez dëshiron të vijë në MLS”, ka deklaruar Lodeiro, përcjell lajmi.net.

“Ai më ka pyetur për ligën. Ëndrra e tij ishte të luante për Barcelonën. Ai po luan në një nivel të shkëlqyeshëm dhe ndjehet rehat atje”.

“Herët a vonë ai do të vijë në MLS”.

Lini Një Koment